Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Znj. Laura Plaku (Saro), mirëpriti delegacionin me përfaqësues të Sipërmarrësve të Rinj të zonës së Salernos
Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Znj. Laura Plaku (Saro), pati kënaqësinë të priste në ambientet e AIDA-s, delegacionin me përfaqësues të Sipërmarrësve të Rinj të zonës së Salernos, të shoqëruar nga Confindustria Albania.
Takimi kishte si qëllim njohjen me mundësitë e investimit në Shqipëri, avantazhet që ofron vendi ynë, lëhtësirat për sipërmarrësit e huaj, sektorët strategjikë, si edhe informacione te tjera të përgjithshme mbi klimën e biznesit.
Znj. Plaku bëri një prezantim të gjithë situatës së investimeve në vend, kryesisht mbi prezencën e kompanive italiane, klimën e biznesit, sektorët potencialë për investime, duke u ndalur tek TEDA Tiranë, e cila shumë shpejtë do të jetë një realitet për kompanitë e huaja.
Në përfundim të këtij misioni biznesi u zhvillua një sesion me pyetje konkrete sipas sektoreve të interesit.