AIDA vijon bashkëpunimin me bashkitë në kuadër të shërbimeve Aftercare

 

Në datën 20 shkurt 2024, stafi i sektorit Investime & Aftercare pranë AIDA-s realizoi një vizitë në Bashkinë Korçë, në kuadër të shtrirjes së rrjetit të bashkëpunimit me bashkitë e vendit duke u fokusuar në shërbimet e përkujdesjes ndaj investitorëve ekzistues në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizitë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes dy institucioneve, e cila do të përkojë me vendosjen dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve, duke u fokusuar te investimet e huaja direkte dhe krijimin e kushteve për ri-investime.

Në takim u diskutuan dhe fusha të tjera me interes të përbashkët dhe mbi mënyrat se si AIDA dhe stafi i bashkive mund t’ju vijë në ndihmë bizneseve për problematikat që mund të kenë. Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite u vendos në dispozicion të AIDA-s një databazë me kontakte për bizneset e huaja që operojnë në bashkinë e Korçës.

BACK TO NEWS