After-Care mbyll me sukses ciklin e takimeve me kompanitë në qytetin e Shkodrës
Në vitin e dytë të programit mbi përkujdesjen ndaj investitorëve, After-Care ka vijuar me takimet për t’i ardhur në ndihmë kompanive, të cilat hasin probleme të natyrës administrative apo burokratike.
Këtë radhë, sektori i perkujdesjes ndaj investitorit/After-Care pranë AIDA-s përfundoi me sukses vizitat në qytetin e Shkodrës, shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Shkodër. Vizita e parë është zhvilluar në kompaninë UNIKA INDUSTRIES, e specializuar në ICT dhe prodhimin e Software, të cilën na e ka prezantuar Z. Gjeçaj. Gjatë takimit, jemi njohur nga afër me shërbimet që ofron kjo kompani, si shërbimet e konsulencës dhe formimit, realizimin e programeve kompjuterike hardware, software si dhe aplikacioneve informatike dhe të telekomunikacionit. Takimi përmbyllës ka vazhduar në kompaninë DAFINOR, e cila merret me prodhime artistike në dru, hekur dhe materiale të tjera.
Stafi i AIDA-s pati rast t’i informonte kompanitë edhe mbi shërbimet që ofrohen nga ana e agjencisë.