AfterCare viziton kompaninë në qarkun Lezhë

Sektori i përkujdesjes ndaj investitorit/AfterCare pranë AIDA-s zhvilloi më datë 19 dhjetor, një vizitë pranë kompanisë “MALI sh.p.k” në Lezhë. Kompania operon me dy fabrika dhe është e specializuar në sektorin e lëkurë-këpucës.

Z. Alfred Mali na njohu më nga afër me aktivitetin e kompanisë, e cila ka 400 të punësuar dhe prodhon rreth 2000 palë këpucë në ditë, kryesisht të llojit profesional. MALI sh.p.k planifikon riinvestim në zgjerimin e linjës së prodhimit dhe rritjen e numrit të punonjësve, duke synuar kështu tregun europian përmes produktit “Made in Albania”.

Vizitat e perkujdesjes ndaj biznesit janë një mjet i AIDA-s për të mbajtur kontaktet me bizneset e huaja dhe vendase. Këto vizita kanë për qëllim njohjen dhe zgjidhjen e problemeve të biznesit.

BACK TO NEWS