Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 28 – 30 Nëntor 2023, do të zhvillohet panairi “ISPO Munich”, Mynih, Gjermani.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 28 – 30 Nëntor 2023, do të zhvillohet panairi “ISPO Munich”, Mynih, Gjermani.

“ISPO Munich” është një nga panairet me të rëndësishme përsa i përket produkteve, aksesorëve dhe veshjeve sportive në Evropë.

AIDA po planifikon pjesëmarrjen me stendë, me prezencën e kompanive eksportuese të prodhimit të veshjeve sportive, aksesorëve dhe produkteve, që ky panair ka në fokus.

Pjesëmarrja në panairin “ISPO Munich” do u mundësojë kompanive shqiptare të promovojnë produktet e tyre dhe të krijojnë partneritete në tregje të reja ndërkombëtare.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të panairit: https://www.ispo.com/en/munich

Për të qënë pjesëmarrës, dërgoni shprehjen tuaj të interesit dhe një profil të kompanisë në adresën e emailit info@aida.gov.al deri në datën 16 Korrik 2023.

BACK TO NEWS