Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e partnerit të projektit “Skills for Sustainable Employment and Inclusive Economic Growth of Cross-Border Region of Albania and Montenegro – Skills for Jobs Albania – Montenegro

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e partnerit të projektit “Skills for Sustainable Employment and Inclusive Economic Growth of Cross-Border Region of Albania and Montenegro – Skills for Jobs Albania – Montenegro (IPA II 2014-2020), ishte pjesë e konferencës hapëse që u zhvillua në Bar, Mali i Zi në datat 24-25 Prill.
Palët në këtë projekt janë Organizata jo-fitimprurëse e bazuar në Mal të Zi, Foundation Business Star Centre Bar (kordinator), Dhoma e Ekonomike së Malit të Z (partner), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (partner) dhe organizata jo-fitimprurëse e bazuar në qytetin e Shkodrës “Go2 Albania Organization (partner i asociuar).
Qëllimi kryesor i këtij projekti do të jetë nxitja e punësimit dhe përfshirja sociale duke lehtësuar hyrjen në tregun e punës për të rinjtë dhe gratë në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Target-grupi i synuar përfshin punëkërkuesit me nivel të ulët dhe të mesëm arsimimi, nivel të ulët kualifikimi dhe me aftësi që nuk përputhen me kërkesën e tregut të punës, të rinjtë (mosha 15 deri në 29 vjeç) dhe gratë që kërkojnë punësim.
Aktivitetet e përfshira në implementimin e këtij projekti do të realizohen mes Shqipërisë (Bashkia Shkodër, Bashkia e Vaut të Dejës, Bashkia e Malësisë së Madhe) dhe Malit të Zi (Podgoricë, Tuz, Budva, Bar, Ulqin, Danilovgrad dhe Cetinje).
AIDA do të jetë pika kryesore e të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në Shqipëri, që nga identifikimi dhe koordinimi i pjesëmarrësve në trajnim dhe mentorim, si dhe punëdhënësve dhe bizneseve që do të përfshihen në këtë projekt.
 Gjatë konferencës u diskutua mbi mundësitë e punësimit, kufizimet, sfidat në tregun e punës, si edhe perspektivat e zhvillimit në bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe palët e interesuara në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
BACK TO NEWS