Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi në datën 16 Korrik webinarin me temë: Guidë për statusin “Eksportuesi i Miratuar
Z. Genc Çeli, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit | AIDA, mbajti webinarin rreth statusit “Eksportuesi i Miratuar”. Gjatë këtij webinari Z. Çeli prezantoi te eksportuesit shqiptarë informacionin për disa lehtësira që parashikon legjislacioni doganor në fushën e origjinës së mallrave dhe përfitimet që ka biznesi eksportues nga këto lehtësira.
Webinari vijoi me një bashkëbisedim të vlefshëm mes palëve pjesëmarrëse lidhur me pyetjet dhe qëndrimet e tyre kundrejt temës.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni video regjistrimin më poshtë: