Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vizitë zyrtare në Doha, Katar
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vizitë zyrtare në Doha, Katar 

AIDA mori pjesë në vizitën zyrtare organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Doha, Katar. Në këtë aktivitet të rëndësishëm te marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, morën pjesë edhe AIC, TEDA Tirana, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe biznese shqiptare që kanë interes bashkëpunimin me Katarin.
Takimet zyrtare filluan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, më pas aktiviteti me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Katar dhe Bankës për Zhvillim. Në këtë ngjarje AIDA prezantoi klimën e investimeve në vend dhe ftoi bizneset dhe autoritetet që ndoqën aktivitetin të vijnë në Shqipëri për të eksploruar mundësitë për investime dhe bashkëpunime.
Bizneset Shqiptare zhvilluan në këtë aktivitet sesione B2B me bizneset vendase.
Takimet vijuan në Katari Diar, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Autoritetin e Investimeve të Katarit.
Katari është një vend kyç i Gjirit Persik dhe interesi për shtrirjen e bizneseve të Katarit, partneriteteve afatgjata dhe të qëndrueshme që nxisin rritjen ekonomike dhe inovacionin, është i mirëpritur në vendin tonë.





