Agropark Tirana, tregu më i madh agroushqimor publik në Shqipëri

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ju informon se Agropark Tirana, tregu më i madh agroushqimor publik në Shqipëri, hap dyert më 5 maj 2023.
Ky treg me vendodhje në Farkën e Madhe, është ndërtuar nga Bashkia Tiranë, për të funksionuar me shumicë dhe pakicë.
Qëllimi kryesor është që fermerët të mund të shesin produktet e tyre me zero taksa dhe gjithashtu konsumatorët të arrijnë të blejnë produktet bio me çmimet më të ulëta.
Në këtë treg do shiten prodhimet vendase të një cilësie dhe sigurie të garantuar dhe me kosto më eficiente.
BACK TO NEWS