AIDA bashkëudhëtare me kompaninë “Lajthiza Invest” për jetësimin e investimit strategjik në fushën e turizmit malor

Subjekti “Lajthiza Invest” ka fituar statusin e investitorit strategjik për zhvillimin e projektit “Kompleks Turizëm Rural Lajthiza”.

Drejtori Ekzekutiv i AIDAs Z. Sokol Nano, siguroi investitorin se AIDA jep gjithë garancinë e duhur institucionale që projekti të realizohet brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike.

Projekti përfshin një investim kompleks, i cili i përket pjesërisht sektorit të turizmit me një hotel modern dhe vila të tipit alpin, gjithashtu dhe një fabrikë të re të ambalazhimit të ujit të pijshëm në shishe “Lajthiza”, në të cilën do të vendosen linjat e prodhimit me standarde europiane.

Projekti i propozuar do të shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 41.463 m², në fshatin Lajthizë, Fushë Arrëz. Investimi pritet të jetësohet për një periudhë 3 (tre) vjeçare dhe se në fazën e parë të ndërtimit do të jenë rreth 200 të punësuar.

Ky projekt i ri ndihmon në zhvillimin shumë dimensional të zonës.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë, 17.07.2020

BACK TO NEWS