AIDA dhe ABSL Albania në vizitë aftercare pranë Concentrix Albania

Në vijim të fushatës Aftercare për vitin 2025 në sektorin ICT/BPO, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ABSL Albania, realizoi një vizitë pranë kompanisë Concentrix Albania.

Concentrix është një nga kompanitë më të mëdha në botë në fushën e shërbimeve të përvojës së klientit (Customer Experience) dhe ka një prani të konsoliduar edhe në Shqipëri, ku ofron shërbime të specializuara për tregje ndërkombëtare. Concentrix Albania numëron mbi 800 punonjës dhe ofron shërbime në 7 gjuhë të ndryshme, ndërsa po synon zgjerimin drejt ofrimit të zgjidhjeve të integruara të biznesit (Integrated Business Solutions).

Vizita synoi të identifikojë nevojat konkrete të kompanisë dhe të nxisë bashkëpunimin për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në këtë sektor strategjik.