AIDA dhe ABSL Albania në vizitë aftercare pranë First

Në kuadër të fushatës Aftercare për vitin 2025 në sektorin ICT/BPO, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ABSL Albania, këtë herë realizoi një vizitë pranë kompanisë First.

First është një kompani lider në ofrimin e shërbimeve të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale, me mbi 17 vite përvojë në treg. Shërbimet që ofron kompania përfshijnë menaxhimin e identiteteve dhe aksesit (IAM), sigurinë e rrjetit, enkriptimin e të dhënave, detektimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve, zgjidhje të sigurta cloud dhe menaxhimin e shërbimeve të sigurisë IT, për klientë të huaj dhe vendas.

Vizita kishte si qëllim identifikimin e mundësive për mbështetje të mëtejshme, si dhe forcimin e bashkëpunimit për përmirësimin e klimës së biznesit në sektorin strategjik të ICT/BPO.