AIDA dhe ABSL Albania në vizitë aftercare pranë Kineton Albania

AIDA dhe ABSL Albania në vizitë aftercare pranë Kineton Albania
🔷️ Në kuadër të fushatës Aftercare për vitin 2025 në sektorin ICT/BPO, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ABSL Albania, zhvilloi një vizitë pranë kompanisë Kineton Albania.
👉 E themeluar dy vite më parë në Tiranë, Kineton Albania është shndërruar shpejt në një aktor kyç në sektorin automotiv, duke ofruar zgjidhje inteligjente për industrinë e automjeteve dhe duke sjellë risi në përmirësimin e përvojës së konsumatorit. Si degë e kompanisë italiane Kineton, me mbi 500 punonjës në disa shtete europiane, Kineton Albania është specializuar në shërbime të avancuara si HiL testing, validim elektronik dhe produkte të zhvilluara nga kërkimi dhe nevojat e klientëve.
🔸️Vizita shërbeu për të identifikuar mundësitë konkrete të mbështetjes institucionale dhe nxitjes së mëtejshme të zhvillimit të sektorit teknologjik në vend.
BACK TO NEWS