AIDA dhe INOVA forcojnë bashkëpunimin përmes një Memorandumi Mirëkuptimi
AIDA dhe INOVA forcojnë bashkëpunimin përmes një Memorandumi Mirëkuptimi 


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia për Inovacionin, Zhvillimin Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrjen (INOVA) të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim krijimin e një kuadri të përbashkët bashkëpunimi ndërinstitucional.
Memorandumi u nënshkrua nga znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e AIDA-s, dhe znj. Daniela Dimovska, Drejtore e INOVA-s, duke vendosur bazat për shkëmbimin e eksperiencave, ekspertizës dhe praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik, promovimit të investimeve, sipërmarrjes, kërkimit dhe inovacionit.
Bashkëpunimi parashikon identifikimin dhe zhvillimin e nismave dhe projekteve të përbashkëta, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe eksplorimin e mundësive të financimit përmes programeve të Bashkimit Evropian dhe instrumenteve të reja ndërkombëtare.
Ky memorandum krijon mundësi të reja për forcimin e lidhjeve institucionale dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

