AIDA dhe SIPPO zhvillojnë workshop-in “EU Alignment for Food and Natural Ingredients”

AIDA dhe SIPPO zhvillojnë workshop-in “EU Alignment for Food and Natural Ingredients”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Swiss Import Promotion Programme (SIPPO), zhvilloi workshop-in “EU Alignment for Food and Natural Ingredients”, me fokus forcimin e kapaciteteve për mbështetjen e bizneseve shqiptare në përmbushjen e kërkesave të tregut të Bashkimit Evropian.
Gjatë aktivitetit u prezantua Matrica e Përputhshmërisë, një instrument praktik për identifikimin e kërkesave, evidentimin e mangësive dhe përcaktimin e hapave të nevojshëm për rritjen e gatishmërisë së kompanive për eksport.
Në fokus të trajnimit ishin dy raste pilot, vaji i ullirit dhe çaji i malit, për të cilat u analizuan kërkesat përgjatë zinxhirit të prodhimit dhe eksportit.
Bashkëpunimi me SIPPO synon të forcojë më tej kapacitetet e AIDA-s për orientimin e ndërmarrjeve eksportuese dhe mbështetjen e tyre në përmbushjen e standardeve dhe kërkesave të tregut evropian.
BACK TO NEWS