AIDA do të realizojë eventin përmbyllës në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi” dhe përfundimit të trajnimeve të realizuara në periudhën prill-qershor 2024, me të rinjtë nga zonat e bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe përgatitjen e planeve të biznesit me qëllim fillimin e një biznesi, do të realizojë eventin përmbyllës.
Në event do të ndahen certifikatat për pjesëmarrësit në trajnim, si dhe cmimet për 5 planet më të mira të biznesit. Çmimet fituese, parashikojnë mbështetjen me finacim deri në vlerën 3000 euro.
Eventi do të mbahet ditën e mërkurë, datë 10 korrik 2024, ora 13.00, pranë zyrave të AIDA.
BACK TO NEWS