AIDA, fton kompanitë shqiptare të bëhen pjesë e Forumit të Pestë të Bashkëpunimit të NVM-ve Kinë – Evropës Qendrore e Lindore (EQL), që do të mbahet në datat 13-14 nëntor 2023, në qytetin Cangzhou, Provinca Hebei, Kinë.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton kompanitë shqiptare të bëhen pjesë e Forumit të Pestë të Bashkëpunimit të NVM-ve Kinë – Evropës Qendrore e Lindore (EQL), që do të mbahet në datat 13-14 nëntor 2023, në qytetin Cangzhou, Provinca Hebei, Kinë.
Ky forum ka si qëllim zgjerimin dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet NVM-ve të Kinës dhe vendeve të EQL, që operojnë në sektorët e tregtisë së shërbimeve dhe mallrave, prodhimit të nivelit të lartë, teknologjisë, arsimin, si edhe fusha të tjera.
Nëse jeni kompani e interesuar për të qënë pjesëmarrës në këtë event, lutem plotësoni formularin e aplikimit të cilin e gjeni bashkëlidhur dhe dërgojeni në e-mailin: info@aida.gov.al, brenda datës 4 nëntor 2023.