AIDA fton kompanitë shqiptare të marrin pjesë në “ExpoGast 2026” në Luksemburg .

AIDA fton kompanitë shqiptare të marrin pjesë në “ExpoGast 2026” në Luksemburg .

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton kompanitë shqiptare për mundësinë e pjesëmarrjes në Edicionin e 15-të të Panairit Ndërkombëtar “ExpoGast 2026”, i cili do të zhvillohet në datat 21–25 nëntor 2026, në ambientet e Luxexpo – The Box, Luksemburg.
“ExpoGast 2026” është një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ushqimit, gastronomisë dhe industrisë ushqimore, duke ofruar një mundësi të veçantë për promovimin e produkteve, krijimin e kontakteve të reja dhe zhvillimin e bashkëpunimeve me partnerë ndërkombëtarë.
Në kuadër të këtij panairi do të zhvillohet edhe RAK Porcelain Culinary World Cup 2026, si dhe takime B2B me kompani dhe profesionistë të sektorit, duke krijuar mundësi për zgjerimin e rrjeteve të biznesit dhe hyrjen në tregje të reja.
@ExpoGast
📅 21–25 nëntor 2026
📍 Luxexpo – The Box, Luksemburg
Për më shumë informacion mbi panairin lutem vizitoni linkun: https://expogast.lu/en/rak-culinary-world-cup-2026-en/.
BACK TO NEWS