AIDA, pjesë e Konferencës së Biznesit mbi Shqipërinë: Mundësi Biznesi dhe Investimesh në Evropën Juglindore
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ishte pjesëmarrëse në Konferencën e Biznesit mbi Shqipërinë: Mundësi Biznesi dhe Investimesh në Evropën Juglindore, të zhvilluar në Mynih nga VBW – Shoqata e Industrisë së Bavarisë.
Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues të politikës, biznesit dhe shoqatave nga të dy vendet, të cilat theksuan mundësitë ekonomike për biznes dhe investime në Shqipëri, veçanërisht në fushat e IT, turizmit, bujqësisë dhe energjisë.
AIDA u prezantua si një portë unike one-stop-shop për të gjithë investitorët e huaj, si dhe ftoi bizneset gjermane t’i bashkohen trendit në rritje të kompanive të huaja të cilat zgjedhin të transferojnë një pjesë të konsiderushme të veprimtarisë së tyre në Shqipëri për shkak të avantazheve konkuruese që vendi ynë ofron.
Gjatë konferencës u zhvilluan dhe diskutime në panel, si dhe një sesion B2B ku bizneset e ardhura nga Shqipëria patën mundësinë të njiheshin me biznese gjermane të sektorëve të ngjashëm, si dhe të krijonin ura komunikimi me përfaqësues të qeverive dhe shoqatave përkatëse.