AIDA ishte pjesëmarrëse në panairin “Ditët e Bujqësisë 2024”, që u zhvillua në datat 24-26 prill 2024, në Lushnje.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ishte pjesëmarrëse në panairin “Ditët e Bujqësisë 2024”, që u zhvillua në datat 24-26 prill 2024, në Lushnje.
Stenda e AIDA-s në këtë panair, u vizitua nga një numër i lartë përfaqësuesish të kompanive, si edhe nga përfaqësues qeveritar të cilët vizituan panairin. Stafi i AIDA informoi vizitorët dhe kompanitë pjesëmarrëse mbi shërbimet që AIDA ofron në mbështetje të NMVM-ve, të bizneseve që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe në promovimin e eksporteve.
Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv i AIDA, znj. Laura Saro, vizitoi panairin, ku vizitoi nga afër stendat e kompanive pjesëmarrëse.
Ky panair, që mblodhi së bashku përfaqësues të ndryshëm të sektorit të bujqësisë, i shërbeu AIDA për të rritur ndërgjegjësimin mbi rolin e saj dhe për të krijuar kontakte të reja me kompanitë dhe partnerët.







