AIDA ju bën me dije se në datat 22- 25 Maj 2025 do te zhvillohet Ekspozita e 4-të mes Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ju bën me dije se në datat 22- 25 Maj 2025 do te zhvillohet Ekspozita e 4-të mes Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Expo China-CEEC dhe “Panairi mbi Mallrat e Konsumit Ndërkombëtar”, në Ningbo, Kinë.
🔷️ Ekspozita do të përbëhet nga 20 ngjarje kryesore ku do të ekspozohen produkte nga fusha e teknologjisë së avancuar, bujqësisë, kozmetikës, turizmit, logjistikës, kulturës, etj., nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), vendet evropiane dhe nga provincat e Kinës.
👉 Expo është ekspozita e vetme në nivel kombëtar në Kinë e orientuar drejt vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe një platformë e rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit për vendet e EQL dhe Kinës.
🔸️ Aktivitetet që do të mbahen gjatë ditëve të ekspozitës do të krijojnë mundësinë për të forcuar dhe krijuar bashkëpunime të reja, për të njohur risitë dhe zgjidhjet më të fundit inovative.
ℹ️ Kompanitë dhe vizitorët e interesuar mund të marrin informacion shtesë për Panairin, si dhe të regjistrohen për pjesëmarrje, përmes adresës së postës elektronike: diplomacia.ekonomike@mfa.gov.al
BACK TO NEWS