AIDA ju informon se do të zhvillohet edicioni i 24-të i China International Fair for Investment & Trade (CIFIT),në Xiamen, Kinë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se do të zhvillohet edicioni i 24-të i China International Fair for Investment & Trade (CIFIT),në Xiamen, Kinë, në datat 8-11 shtator 2024.
CIFIT është angazhuar për ndërtimin e një platforme të promovimit dypalësh të investimeve, publikimit të informacionit autoritar dhe diskutimit të tendencës së investimeve, duke u bërë një nga ngjarjet më me indikim në botë mbi investimet ndërkombëtare. Vitet e fundit, çdo sesion i CIFIT ka patur pjesëmarrës profesionistë nga departamentet qeveritare, agjencitë zyrtare të promovimit të investimeve, shoqatat e biznesit dhe korporatat shumëkombëshe nga më shumë se 100 vende dhe rajone. Gjithashtu, zyrtarë qeveritarë nga mbi 100 qytete të 31 provincave, bashkive dhe rajoneve autonome në Kinë organizojnë pjesëmarrje në shkallë të gjerë çdo vit dhe mbi 1 000 delegacione biznesi rreth 5 000 kompani dhe 50 000 profesionistë të biznesit marrin pjesë.
Për më shumë informacion dhe nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në CIFIT, vizitoni faqen zyrtare https://www.chinafair.org.cn/
BACK TO NEWS