AIDA ju informon se në datat 25 deri më 27 shtator 2025 në Qendrën Skenderija, Sarajevë do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tourism Expo Sarajevo 2025”

✨️Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se në datat 25 deri më 27 shtator 2025 në Qendrën Skenderija, Sarajevë do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tourism Expo Sarajevo 2025”
🤝 Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që janë të interesuar në promovimin e produkteve dhe shërbimeve turistike dhe për të krijuar lidhje biznesi me aktorë të ndryshëm të industrisë.
🌐 Panairi do të bashkojë aktorët kryesorë nga industria e turizmit në Bosnjë dhe Hercegovinë, rajon dhe botë, duke ofruar një platformë ideale për rrjetëzimin e biznesit, promovimin dhe shkëmbimin e përvojave.
🔷️ Ky event është gjithashtu një mundësi shumë e mirë për të prezantuar inovacione dhe produkte të reja turistike, si dhe për të marrë pjesë në leksione nga profesionistë të fushës.
Panairi do të përfshijë aktivitete të ndryshme si prezantime të ofertave turistike, programe kulturore, si dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe digjital.
🔗 Për më shumë informacion rreth këtij panairi, lutem konsultoni linkun: https://profiteam.ba/
📧 Kompanitë e interesuara për të qenë pjesëmarrës në këtë event, lutemi të shprehin interesin e tyre në adresën: profiteamsa@gmail.com; sajamturizmasarajevo@gmail.com
BACK TO NEWS