AIDA, ju informon se në datat 6 – 9 nëntor 2024, do të jetë pjesëmarrëse me stendë në edicionin e 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 6 – 9 nëntor 2024, do të jetë pjesëmarrëse me stendë në edicionin e 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, evenimenti i vetëm ndërkombëtar i përmasave të mëdha, i certifikuar ndërkombëtarisht nga UFI – Organizata Globale e Industrisë së Panaireve dhe Ekspozitave Ndërkombëtare.
Panairi ka një fokus të qartë për të promovuar realitetet ekonomike dhe sociale, si dhe për të shumëfishuar marrëdhëniet tregtare dhe investimet, duke qenë pikë referimi për komunitetin vendas dhe atë ndërkombëtar të sipërmarrjes. Me 30 vite përvojë, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, po hyn në një epokë të re të bashkëpunimit ekonomik, si në nivelin Rajonal ashtu edhe në atë Evropian. Kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të ekspozojnë dhe të promovojnë produktet e tyre.
Në kuadër të këtij eventi, AIDA, fton kompanitë mikro dhe të vogla të sektorëve të artizanatit, zejeve dhe agropërpunimit, që duan të jenë pjesë e stendës së përbashkët, të dërgojnë shprehjen e interesit, në adresën e emailit: info@aida.gov.al, brenda 21.10.2024.