AIDA, ju njofton mbi organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë në Shqipëri “Ditët e Bujqësisë 2024”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju njofton mbi organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë në Shqipëri “Ditët e Bujqësisë 2024” i cili do të mbahet në datat 24-26 Prill në Lushnje, i organizuar nga Iceberg Exhibitions.
Ky panair synon të krijojë një platformë komunikimi për të inkurajuar partneritete dhe bashkëpunime të reja midis bizeneseve në sektorin bujqësor.
“Ditët e Bujqësisë 2024” do të bëjë bashkë fermerët, sipërmarrësit lokal, eksportuesit, ekspertët më të mirë të bujqësisë, si edhe bizneset vendase dhe ato ndërkombëtare.
AIDA do të jetë pjesë e panairit për të mbështetur dhe promovuar sektorin e bujqësisë dhe produktet shqiptare, nëpërmjet dhënies së informacionit për palët e interesuara, si edhe organizimit të takimeve për bashkëpunim dhe partneritet mes bizneseve pjesëmarrëse.
Për të gjitha kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në panair ose për më shumë informacion, lutem vizitoni linkun: https://www.icebergexhibitions.com/…/agriculture-days…/
BACK TO NEWS