AIDA ju uron një javë të mbarë me një shembull tjetër investimi të suksesshëm.

Innovaway është një prej shumë kompanive italiane që ka investuar në Shqipëri

E themeluar në vitin 2015, sot ka të punësuar 80 persona, ndërsa parashikon që deri në fund të këtij vitit ky numër të arrijë në 100.

Kompania operon në fushën e ICT-së dhe ofron zgjidhje të personalizuara me teknologji të përparuar që përdoren nga më shumë se 150 klientë, të cilët i përkasin sektorit privat dhe atij shtetëror.

AIDA ka asistuar investimin e Innovaway në Shqipëri që prej fillimit dhe nëpërmjet shërbimit “After Care” do të vazhdojë të mbështesë me asistencë çdo investitor të huaj, në çdo hap të rritjes së tij.

BACK TO NEWS