AIDA ka përmbyllur me sukses nismën Investors Support Days, një platformë e dedikuar për mbështetjen dhe fuqizimin e investitorëve vendas dhe të huaj.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka përmbyllur me sukses nismën Investors Support Days, një platformë e dedikuar për mbështetjen dhe fuqizimin e investitorëve vendas dhe të huaj. Ky aktivitet synoi në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, të lehtësojë procesin e investimeve dhe të promovojë potencialet e Shqipërisë në sektorë kyç si turizmi, energjia, bujqësia dhe teknologjia.
Gjatë muajve Tetor-Nëntor në bashkëpunim me MEKI, MF, MIE, AKPA, AKBN, AIC pranë AIDA u zhvilluan tryezat e rrumbullakëta me kompanitë gjermane, italiane, turke, greke, franceze, austriake dhe hungareze.
Përveç institucioneve të qeverisjes qendrore, kjo iniciativë pati dhe prezencën e Ambasadës së Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Greqisë, Francës, Austrisë dhe Hungarisë.
Gjithashtu pjesë e saj ishin dhe Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Confindustria, MUSIAD, Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri si dhe Advantage Austria.
Ne këtë tryezë morën pjesë një total prej 120 kompanish. Për problematikat e raportuara, AIDA po i ndjek me prioritet së bashku me institucionet përkatëse, deri në zgjidhjen përfundimtare.
Në takimin përmbyllës, drejtuesit e AIDA-s theksuan rëndësinë e një klime miqësore ndaj investimeve, duke prezantuar reformat e fundit ligjore dhe masat mbështetëse të ofruara nga qeveria. Përfaqësuesit e biznesit patën mundësinë të ndanin përvojat dhe pritshmëritë e tyre, ndërsa diskutimet praktike ndihmuan në identifikimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat e hasura.
“Investors Support Days është një dëshmi e përkushtimit tonë për të mbështetur investitorët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit. AIDA do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm në çdo hap të udhëtimit të tyre,” u shpreh drejtori ekzekutiv i agjencisë.
Me një pjesëmarrje të gjerë dhe interes të shtuar për projekte të ardhshme, nisma konfirmoi potencialin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime. Investors Support Days shënon një hap përpara në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja si dhe ri-investimet nga kopmanite e huaja prezente ne vend.







