AIDA mbledh në tryezë aktorët më të rëndësishëm lidhur me Turizmin në Shqipëri
AIDA mbledh në tryezë aktorët më të rëndësishëm lidhur me Turizmin në Shqipëri
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me aktorët e turizmit nga sektori publik dhe privat, organizoi tryezën e diskutimi mbi sektorin e turizmit, duke u fokusuar në sezonin e fundit turistik.
Të pranishëm ishin znj. Laura Saro, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA-s, znj. Ilva Gjuzi, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, z. Ermal Dredha, Kryetar i Bashkisë Vlorë, znj. Elira Kokona, Drejtoreshë Ekzekutive e Korporatës Shqiptare të Investimeve, znj. Anuela Ristani, Zëvendës Kryetare e Bashkisë Tiranë, përfaqësues nga AKPA dhe përfaqësues nga Bashkia Shkodër dhe subjekte private që operojnë në fushën e turizmit.
Diskutimet u përqendruan në mundësitë dhe pengesat që përballet sektori, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve dhe biznesit për të promovuar turizmin në Shqipëri.
Kjo tryezë shërbeu për përmirësim të mëtejshëm të Shqipërisë Turistike, me kontributin e të gjithë pjesëmarrësve dhe angazhimin e secilit për zhvillimin e turizmit në vend.





