AIDA merr pjesë për herë të dytë në Panairin FOOD EXPO 2025, Athinë

AIDA merr pjesë për herë të dytë në Panairin FOOD EXPO 2025, Athinë
🌱Food Expo 2025 është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar risitë dhe tendencat e fundit në industrinë e ushqimit dhe pijeve.
🔶Panairi do të mirëpresë nga data 8 deri më 10 mars më shumë se 37,000 blerës nga e gjithë bota. 1,300 ekspozues – 250 prej të cilëve do të jenë pjesëmarrës ndërkombëtarë – pritet që ata të shfaqin risitë e tyre për mijëra profesionistë të industrisë Food&Beverages.
🔶Panairi pritet të zhvillojë lidhje të reja të eksportit duke gjetur partnerë të mundshëm biznesi ndërmjet 2,500 tregtarëve ndërkombëtarë të ushqimit dhe pijeve dhe 1,000 blerësve të ftuar nga 83 shtete. AIDA merr pjesë për herë të dytë në këtë Panair dhe këtë herë do të shoqërohet nga 7 biznese shqiptare.
💡Pjesëmarrja në këtë edicion të rradhës vlen për të promovuar vendin si destinacion investimi dhe për të mbështetur bizneset shqiptare drejt ndërkombëtarizimit.
📅 Data: 8-10 Mars, 2025
📍 Vendndodhja: Metropolitan Expo, Athinë
📣Bëhuni pjesë! FOOD EXPO 2025, një mundësi fantastike për zhvillimin e industrisë ushqimore
BACK TO NEWS