AIDA mirëpret Delegacionin e Investitorëve Italianë nga Regione del Veneto

AIDA mirëpret Delegacionin e Investitorëve Italianë nga Regione del Veneto
✨️ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me Delegacionin e Investitorëve italianë nga Regione del Veneto, të shoqëruar nga z. Arben Shkodra. Takimi u drejtua nga znj. Laura Saro, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA-s.
🔷️ Gjatë takimit u diskutua interesi i investitorëve për të zhvilluar projekte në Shqipëri dhe u prezantuan mundësitë që vendi ynë ofron për investime. AIDA shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje të mëtejshme dhe asistencë të personalizuar për çdo investitor.
🤝 Ky takim synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, me fokus në zhvillimin e projekteve konkrete investimi.
BACK TO NEWS