AIDA mirëpret kompaninë Zuegg në Shqipëri

Pas interesit të shfaqur gjatë panairit Biofach 2024, kompania Zuegg vizitoi Shqipërinë në datat 9 – 10 Prill, për të eksploruar mundësi investimesh në sektorin e Bujqësisë, duke sinjalizuar një hap premtues drejt zhvillimit të mëtejshëm ekonomik.

Zuegg është një kompani italiane që operon në treg që prej vitit 1890. Marka Zuegg është lider në Itali për prodhimin e reçelrave dhe janë ndër aktorët kryesorë për prodhimin e lëngjeve të frutave. Aktualisht kanë 6 fabrika prodhimi në Evropë: dy në Itali, dy në Gjermani, një në Francë dhe një në Rusi.

Në datën 9 Prill, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve mirëpriti në zyrat e saj përfaqësuesit e kompanisë Zuegg. Gjatë takimit, diskutimi u fokusua kryesisht në mënyrat se si AIDA mund t’i asistojë, si edhe në planet e investimit të subjektit në nënsektorin e frutave të buta si: luleshtrydhe, mjedër dhe boronicë.

Më datë 10 Prill, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, AIDA organizoi disa vizita në terren, në Fier. Zuegg vizitoi kompaninë Fraeno Agriculture, një kompani me eksperiencë në eksportin e fruta – perimeve. Vizita vijoi me inspektimin nga afër të disa serrave me luleshtrydhe të kompanisë Fragoland, e cila kultivon luleshtrydhe organike.

Zuegg vlerësoi pozicionin strategjik të Shqipërisë, cilësinë e produkteve, si edhe potencialin që vendi ynë ofron në kultivimin e këtyre frutave të buta. AIDA do të vijojë eksplorimin e mundësive që Zuegg të zgjerohet edhe në Shqipëri, si edhe asistemin e subjektit në çdo hap të mëtejshëm të këtij procesi.

 

BACK TO NEWS