AIDA mirëpret përfaqësues të kompanive turke Turqualis dhe Yöruk Holding


Gjatë takimit, përfaqësuesit e kompanive shprehën interesin e tyre për të investuar në Shqipëri, duke vlerësuar pozicionin strategjik të vendit, mundësitë që vendi ofron në sektorin e turizmit dhe infrastrukturës, si dhe klimën gjithnjë e më të favorshme për investitorët e huaj.

Ky takim dëshmon edhe një herë se Shqipëria po konsolidohet përherë e më shumë si një pikë referimi për investitorët që kërkojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet afatgjatë.






