AIDA mirëpriti në takim Ambasadoren e Hungarisë
AIDA mirëpriti në takim Ambasadoren e Hungarisë
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), mirëpriti në takim Sh.S.Znj. Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë në Shqipëri, e shoqëruar nga znj. Katalin Beszteri, Sekretare e Parë për Ekonominë dhe Çështjet Tregtare.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Znj. Saro theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë institucionale për bashkëpunim. Ambasadorja Kasnyik siguroi përpjekjet nga ana e Hungarisë për të mbështetur projekte të përbashkëta dhe për të ndarë përvojat në fushat strategjike.
Takimi u mbyll me angazhimin për të eksploruar më tej mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.


