AIDA mirëpriti në takim Ambasadorin e Çekisë
AIDA mirëpriti në takim Ambasadorin e Çekisë
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), mirëpriti në takim Sh.S.Z. Pavel Vacek, Ambasador i Çekisë në Shqipëri, i shoqëruar nga Atasheu i Ekonomisë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Znj. Saro vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe nënvizoi rolin e AIDA-s në lehtësimin e projekteve të përbashkëta.
Ambasadori Vacek theksoi përkushtimin e Çekisë për të mbështetur iniciativa që nxisin zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët, duke shpehur interesin për të rritur prezencën e kompanive çeke në Shqipëri.
Takimi u mbyll me angazhimin për të zhvilluar projekte konkrete dhe për të eksploruar më tej mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.


