AIDA mirëpriti në takim Ambasadorin e Egjiptit
AIDA mirëpriti në takim Ambasadorin e Egjiptit
Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), znj. Laura Saro, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Sh.T.Z. Hassan Shawky. Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në sektorë strategjikë.
Gjatë takimit, znj. Saro prezantoi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët, ndërsa z. Shawky theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve. Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e kontakteve mes komuniteteve të biznesit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për të forcuar lidhjet ekonomike.