AIDA mori pjesë në Grupin e Përbashkët të Punës për Investime për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Budva, Mal i Zi
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në Grupin e Përbashkët të Punës për Investime për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Budva, Mal i Zi, më 28 Maj 2024. Kjo mbledhje u organizua nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga IPA përkatëse dhe ministrive përgjegjëse për ekonominë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe nga Banka Botërore.
Gjatë panelit diskutues, AIDA raportoi mbi progresin e deritanishëm mbi përgatitjen e Databazës Rajonale të Incentivave të Investimeve, e cila është drejt finalizimit dhe verifikimit përfundimtar. Gjithashtu, përfaqësuesja e AIDA u shpreh mbi ecurinë e përgatitjes së fushatës outreach që do të organizohet në Spanjë, në sektorin e turizmit, si edhe mbi përgatitjen e materialeve promovuese për investimet rajonale.
Në përfundim, përfaqësuesit e secilit shtet dakordësuan mbi angazhimin reciprok për bashkëpunim të vazhdueshëm, në funksion të promovimit dhe tërheqjes së investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

