AIDA, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Shqipëri dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizuan më datë 26 mars 2024, Forumin e Biznesit Shqipëri – Çeki

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Shqipëri dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizuan më datë 26 mars 2024, Forumin e Biznesit Shqipëri 🇦🇱 – Çeki 🇨🇿, si një dëshmi e vullnetit të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe eksplorimin e mundësive dypalëshe për të nxitur partneritete, si dhe investime të reja.
Forumi u përshëndet nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Z. Jozef Sikela, Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Ami Kozeli dhe Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), ku u vendos theksi në potencialin e larmishëm që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, garantimin dhe mbrojtjen e investimeve nëpërmjet reformave të ndërmarra nga qeveria, si edhe sektorët strategjikë për investime.
 Në përfundim të forumit, u zhvillua dhe sesioni i takimeve  B2B, ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre çeke, për të diskutuar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe krijimin e partneriteteve në të ardhmen.
BACK TO NEWS