AIDA në bashkëpunim me International Trade Centre (ITC) dhe SIPPO Albania fillojnë përgatitjen për panairin BIOFACH 2024
AIDA në bashkëpunim me International Trade Centre (ITC) dhe SIPPO Albania fillojnë përgatitjen për panairin BIOFACH 2024
Në kuadër të pjesëmarrjes me stendë të Shqipërisë në një nga panairet më të rëndësishëm të ushqimit organik dhe bimëve aromatike dhe medicinale, BIOFACH 2024, AIDA në bashkëpunim me International Trade Centre (ITC) dhe SIPPO Albania organizuan sot në ambientet e AIDA-s takimin parapërgatitor me kompanitë pjesëmarrëse. Panairi do të zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, në datat 13 – 16 Shkurt 2024.
Në këtë takim të parë ishin prezentë përfaqësues nga 7 kompanitë që do të jenë pjesë e stendës shqiptare. Gjatë takimit u bë një prezantim i përgjithshëm i panairit, si dhe u diskutua në lidhje me objektivat dhe pritshmëritë e kompanive pjesëmarrëse.