AIDA, në bashkëpunim me MEKI, ka nisur përgatitjet për eventin “Zan’Art”
AIDA, në bashkëpunim me MEKI (Ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin), ka nisur përgatitjet për eventin “Zan’Art” – një nismë për promovimin dhe fuqizimin e artizanatit shqiptar.
Në kuadër të organizimit të eventit Zan’Art, AIDA zhvilloi një takim me artizanë nga e gjithë Shqipëria, për të dëgjuar nga afër propozimet, nevojat dhe sfidat e tyre.
Eventi do të ofrojë një hapësirë të dedikuar për promovim, ndërveprim dhe diskutim me aktorë të sektorit dhe institucionet publike, duke synuar forcimin e artizanatit si pjesë e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore.