AIDA, në bashkëpunim me SIPPO Albania dhe ITC Albania, në kuadër të organizimit dhe pjesëmarrjes me stendë në panairin ndërkombëtar “BIOFACH 2025”

Qëllimi i këtyre vizitave shërbeu për t’u njohur me produktet e këtyre kompanive, proçeset e tyre të punës, duke filluar nga prodhimi e deri në finalizimin e produktit final, tregjet e huaja, shërbimet e marketingut, pritshmëritë e tyre, organizimin e takimeve B2B, me qëllim hartimin e një plani strategjie për pjesëmarrjen në panair.
Gjithashtu, ditën e sotme, u zhvillua në mënyrë hibride workshopi me temë “Informacion mbi tregjet e huaja” nga eksperti, z. Gustavo Ferro, i cili prezantoi gjithashtu dhe një plan pune mbi strategjinë që do ndiqet deri në zhvillimin e panairit. Pjesëmarrës të këtij workshop-i ishin kompanitë, grupi i punës në AIDA si dhe përfaqësues të 2 partnerëve, SIPPO Albania dhe ITC.