AIDA, në kuadër të pjesëmarrjes në panairin ndërkombëtar të produkteve organike “BIOFACH 2024” dhe me qëllim mbështetjen e kompanive shqiptare, si edhe evidentimin e nevojave të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, SIPPO dhe ITC, realizoi në datat 17 -19 janar, takime fizike në ambientet e 6 kompanive pjesëmarrëse në panair.

Fokusi i këtyre takimeve ishte këshillimi në lidhje me marketingun e kompanive, mënyrën e qasjes ndaj tregjeve të reja eksportuese, si dhe krijimin e marrëdhënieve me partnerët potencial në panair.
Gjashtë kompanitë, të cilat do të jenë pjesë e stendës shqiptare janë: “Albanian Herbs”, “Alb Kalustyan”, “BIOBES”, “Shkalla Sh”, “Ekoprod” dhe “Natural Herbal EVR”.
Pavijoni i Shqipërisë do të gjendet në Hall 5, Stenda 5-171, ku të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të na vizitojnë.