AIDA në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për punësim të qendrueshëm dhe rritje ekonomike gjithëpërfshirëse rë rajonit ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për punësim të qendrueshëm dhe rritje ekonomike gjithëpërfshirëse rë rajonit ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi” financuar nga projekti i Bashkimi Europian “Cross-Border Cooperation Programme Montenegro – Albania 2014-2020, nëpërmjet Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), mori pjesë në Panairin e Biznesit që u zhvillua në datën 23 tetor 2024, në Budva, Mal i Zi.
Për organizimin e këtij panairi u kujdesën partnerët malazezë të projektit, Dhoma Ekonomike e Malit të Zi (CEM), si dhe Business Start-Up Center Bar (BSC Bar). Qëllimi i këtij aktivitieti ishte të promovonte sektorët prioritarë në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mal i Zi, si dhe të krijonte mundësi bashkëpunimi mes tyre. AIDA, si partner zbatues i projektit, mori pjesë me një delegacion prej 5 kompanish të cilat ishin presente fizikisht, si dhe 7 biznesesh të cilat morën pjesë online. Kompanitë që morën pjesë në panair i përkisnin sektorit të artizanatit, turizmit dhe agro-turizmit, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bashkitë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe.
Gjatë panairit, kompanitë pjesëmarrëse prezantuan dhe promovuan produktet e tyre, si dhe organizuan takime B2B me kompanitë prezente nga Mali i Zi. Gjithashtu, kompanitë pjesëmarrëse u bënë dhe pjesë e konferencës vjetore të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Malit të Zi, ku u diskutua mbi digjitalizimin dhe zhvillimin e e-commerce në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
BACK TO NEWS