​ AIDA në tryezën e rrumbullakët për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të vajit të ullirit në Belsh

✍️ ​ AIDA në tryezën e rrumbullakët për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit të vajit të ullirit në Belsh
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ”Për forcimin e qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së sektorit të vajit të ullirit” e cila u zhvillua dje në Belsh. Ky aktivitet i organizuar nga UNDP Shqipëri dhe FAO, mblodhi së bashku fermerë, prodhues, institucione qeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi masa praktike për zhvillimin e këtij sektori strategjik.
🎯 Fokusimi i diskutimeve ishte sigurimi i cilësisë, certifikimi për prodhimin e vajit ekstra të virgjër me standard eksporti si dhe modernizimi i proceseve të vjeljes, përpunimit dhe rritje e investimeve. Në këtë tryezë bashkëpunimi morën pjesë aktorë të rëndësishëm si Ambasada e Suedisë, Ministria e Bujqësisë, AZHBR, UNIDO, Bashkia Belsh, shoqatat e prodhuesve dhe institucione financiare.
AIDA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e bizneseve vendase dhe promovimin e potencialeve tona në tregjet ndërkombëtare! 🇦🇱🌱
BACK TO NEWS