AIDA – Newsletter, Prill – Qershor 2020
Newsletter është një botim periodik 3 ( tre ) mujor i agjencisë. Ne synojmë me këtë botim informimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të palëve të interesit dhe publikut.
Në këtë edicion të dytë për vitin 2020 do të gjeni:
Vizitë në kompaninë “Yura Corporation Albania” Fier, me rastin e 1 (një) vjetorit të investimit të kompanisë.
Vizitë në qytetin e Korçës në kuadër të identifikimit dhe promovimit të pronave shtetërore.
AIDA asiston kompanitë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Takim me partnerët e konsorciumit shqiptar të Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve (EEN- Albania).
AIDA në bashkëpunim me partnerin Expocity Albania, zhvilloi webinarin me temë “Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas COVID-19”.
Platforma “Business to Business” një rrjet aktiv i cili ofron mundësinë për bashkëpunime dhe investime të suksesshme midis bizneseve.
Rubrika COVID-19 AIDA, për t’ju ardhur në ndihmë bizneseve, në kuadër të situatës së krijuar prej pandemisë COVID-19.
Përditësime dhe informacione: Kalendari i thirrjeve për projekte, webinare dhe trajnime online për të gjithë sipërmarrësit; Njoftim mbi disa ndryshime në Ligjin Nr. 108/2013 “Për të huajt”; Inventari i nxitësve të investimeve në Shqipëri; Akti Normativ Nr. 26 datë 10.06.2020 “Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit”.
“Manuali i Investimeve Strategjike”- broshura më e re e AIDA-s.
Statistika mbi fluksin e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri.
Statistika mbi eksportin e bimëve aromatike në Shqipëri.
Anketim i AIDA-s mbi efektet e pandemisë COVID-19 për periudhën Prill- Maj 2020 në kompanitë shqiptare dhe ato të huaja.
Artikull mbi ndikimin e COVID-19 në turizmin Shqiptar dhe Evropian.
Për t’u informuar mbi aktivitetet e AIDA-s gjatë periudhës Prill- Qershor 2020, vizitoni linkun në vijim: Link
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 22.07.2020