AIDA, njofton se në datat 4-6 qershor 2024, do të organizohet Edicioni i 7-të i Panairit “URBIS”, me temë kryesore “Qytetet Inteligjente”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 4-6 qershor 2024, do të organizohet Edicioni i 7-të i Panairit “URBIS”, me temë kryesore “Qytetet Inteligjente”, i cili do të mbahet në Brno të Çekisë.
Tema “Qytetet inteligjente” po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për zhvillimin e qyteteve, qarqeve dhe rajoneve në Evropë dhe më gjerë, si një nga faktorët kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësinë e jetës. Ky panair synon të krijojë një platformë të rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërkombëtare të përvojës dhe zgjidhjeve inovative.
Pjesë e rëndësishme e panairit “URBIS”, do të jetë gjithashtu Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës, organizuar si pjesë e aktivitetit “Kontakto Ukrainën”, në të cilin do të përfshihen, ndër të tjera, institucione kërkimore, jo vetëm nga Ukraina dhe Republika Çeke, por edhe nga disa vende të Evropës Perëndimore.
Për më shumë informacion mbi panairin vizitoni faqen zyrtare: https://www.bvv.cz/urbis
BACK TO NEWS