AIDA njofton të gjitha ndermarrjet e vogla dhe të mesme (SME) se kanë filluar aplikimet për Fondin “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit”

💡Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njofton të gjitha ndermarrjet e vogla dhe të mesme (SME) se kanë filluar aplikimet për Fondin “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit”, të cilat do të vazhdojnë deri më 28 Shkurt 2025.
➡️Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve synon të mbështesë dhe nxisë zhvillimin e këtij grup-ndërmarrjesh, kryesisht si biznese të sapokrijuara nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë, c’ka pritet të ndikojë në përmirësimin e kushteve operuese të tyre.
➡️Skemat mbështetëse për SME-të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin, rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatin mbështetjen e grave sipërmarrëse, me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
📍Mundësi e mirë për t’i kthyer në realitet idetë tuaja inovatore, duke krijuar mundësi për të patur kapitalin që ju nevojitet mbi realizimin e planeve ambicioze.
📣Gjithashtu ju rikujtojmë se AIDA po vijon me takimet informuese duke ju ftuar të merrni pjesë për më shumë detaje dhe informacione.
BACK TO NEWS