AIDA organizoi pjesëmarrjen e tetë kompanive shqiptare në panairin MACFRUT 2023
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Swiss Import Promotion Programme Albania (SIPPO) dhe Swisscontact, në kuadër të projektit “Kukës New Prespectives”, organizoi pjesëmarrjen e tetë kompanive shqiptare në panairin MACFRUT 2023, që u zhvillua në Rimini, Itali.
Gjatë tre ditëve të panairit, kompanitë shqiptare të sektorit të fruta-perimeve dhe bimëve medicinale dhe aromatike, “Agro Iliria Group”, “Natural Herbal E.V.R”, “Agroplant”, “Vasili’s Co Organic”, “Frutalpin”, “Qemal Tahiraj”, “Agro Koldashi” dhe “Shkelzen Hallaci”, ekspozuan dhe promovuan produktet e tyre Made in Albania.
Pjesëmarrja në MACFRUT 2023 mundësoi promovimin e kompanive në tregun e huaj me prespektivën e shtrirjeve të reja, si edhe lindjen e bashkëpunimeve apo lidhjen e kontratave me kompani të huaja.