AIDA organizon një mini-panair me produkte nga Shqipëria dhe Mali i Zi

AIDA organizon një mini-panair me produkte nga Shqipëria dhe Mali i Zi në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, “Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020”, nën Instrumentin Për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike në Mal të Zi dhe Fondacionin Business Start Center Bar, organizoi në datën 21 janar 2025, pranë qendrës “Arka Youth Center” një mini-panair në qytetin e Shkodrës me produkte nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Në këtë event morrën pjesë 9 kompani shqiptare dhe 15 kompani të Malit të Zi, të sektorit të artizanatit, turizimit dhe teknologjisë së informacionit me qëllim promovimin e produkteve të tyre, organizimin e takimeve B2B me partnerë potencialë që operojnë në të njëjtët sektorë.
BACK TO NEWS