AIDA, pjesë e “Konferencës Rajonale mbi Bashkëpunimin dhe Fuqizimin e Sipërmarrjes dhe Rritjes së Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në 20 nëntor 2023, mori pjesë online në “Konferencën Rajonale mbi Bashkëpunimin dhe Fuqizimin e Sipërmarrjes dhe Rritjes së Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme”, të zhvilluar në Shkup, Maqedoninë e Veriut.

Kjo konferencë dy-ditore e organizuar nga Agjencia për Promovimin e Sipërmarrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut kishte për qëllim bashkimin e agjencive qeveritare, akademisë dhe aktorëve të rëndësishëm të ekosistemit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian për të shërbyrer si pikënisje e krijimit të një ekosistemi rajonal i cili mbështet sipërmarrjet dhe promovon inovacionin, duke i shërbyer kështu rritjes ekonomike të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Në hapjen e saj, konferenca u përshëndet nga Zv/Ministri i Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë së Veriut, Z. Enver Hüseyin, si dhe nga Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Znj. Danella Arsovska, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në drejtim të zhvillimit ekonomik, si dhe përshëndetën iniciativën e ndërmarrë.

Përfaqësues të Drejtorisë NVM & Projekte nga AIDA ishin pjesë e Sesionit të Parë të Diskutimeve, të fokusuar në praktikat më të mira të mbështetjes së sipërmarrjes dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në rajon. Krahas AIDA-s, pjesë e panelit ishin përfaqësues të agjencive homologe nga Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Panelistët prezantuan praktikat e institucioneve përkatëse, si dhe ndanë mendimet mbi mekanzimat më efiçentë të mbështetjes ndaj NMVM-ve dhe vizionin për bashkëpunim rajonal më të ngushtë dhe të zgjeruar në të ardhmen.

BACK TO NEWS