AIDA prezanton edicionin e parë të Future Hospitality Forum
AIDA prezanton edicionin e parë të Future Hospitality Forum
Më 2 tetor 2026, AIDA do të organizojë për herë të parë Future Hospitality Forum, një forum i nivelit të lartë që synon të krijojë mundësi bashkëpunimi ndërmjet zhvilluesve shqiptarë të projekteve turistike dhe markave më të njohura ndërkombëtare të industrisë së mikpritjes.
I konceptuar si një platformë investimi dhe partneriteti, forumi do të mbledhë investitorë, zhvillues, ekspertë të sektorit dhe marka prestigjioze ndërkombëtare hoteliere me 4 dhe 5 yje, duke mundësuar partneritete strategjike dhe zhvillimin e projekteve turistike në përputhje me standardet më të larta të industrisë.
Future Hospitality Forum synon të shndërrohet në ngjarjen kryesore të turizmit dhe mikpritjes në Shqipëri, duke nxitur investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.
Përmes lidhjes së drejtpërdrejtë mes zhvilluesve vendas dhe operatorëve ndërkombëtarë, eventi pritet të kontribuojë në rritjen e pranisë së markave globale në Shqipëri, përmirësimin e standardeve të akomodimit dhe forcimin e pozicionit të vendit si destinacion konkurrues për investime në turizëm.

